Home / Lajme / Maqedoni / Komandant Hoxha: Skenari i sotëm në Kumanovë ka nënshkrimin e Ali Ahmetit!

Komandant Hoxha: Skenari i sotëm në Kumanovë ka nënshkrimin e Ali Ahmetit!

Kumanovë, 09 Maj – Komandant Hoxha akuzon Bdi-në e Ali Ahmetit për ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Xhezair Shaqiri – Komadant Hoxha përmes një postimi në Facebook thotë se Ali Ahmeti lideri i BDI-së, në Kumanovë sot ka sakrifikuar edhe një Komandant të UÇK-së.

“Të qoftë për hajr edhe një tradhëti, edhe ndaj një Komandanti me peshë të UÇK-së që e tradhëtove, si më parë Haruni Aliun – Komandant Kushtrimin, Komandant TELIN etj.

Lehtë është që në emrin e subjektit që e drejton BDI, e në emrin tënd o Ali Ahmeti me apel për qetësi me hipokrizi, por ky skenar i përgatitun ka nënshkrimin tënd, e gjitha që po ndodh në Kumanovë.

Na e sakrifikove edhe një shok të UÇK-së”, – shkruan Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *