Home / Lajme / Maqedoni / Kosova forcon kufirin me Maqedoninë

Kosova forcon kufirin me Maqedoninë

11 maj-Në marrjen e vendimit për sistemimin e forcave speciale në kufirin e Maqedonisë me Kosovën ka pasur takim të presidentes Atifete Jahjaga me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hiseni, në të cilën është biseduar për “gjendejn e sigurisë aktuale në kosovë dhe ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë”.

Pas ngjarjeve në Kumanovë, dhe informatave se në grupin e armatosur ka pasur edhe shtetas të Kosovës, Kosova e përforcoi kontrollin e kufirit me Maqedoninë, lajmëroi një televizion kosovar. Prej mbrëmë në mesnatë forca të mëdha policore, kryesisht anëtarë të njësisë speciale ROSU, janë sistemuar në kufi. Forcat speciale janë sistemuar në dy grupe, një pjesë e tyre janë stacionuar në vendkalimin kufitar Hani i Elezit – Bllacë, përderisa grupi tjetër në vendkalimin kufitar i cili e lidh Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë, në afërsi të Gjilanit. “Policia do ta monitorojë kalimin e kufirit pas informatave se qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në përplasjen e armatosur me forcat e sigurisë së Maqedonisë në Kumanovë-transmeton burimi i njejtë. Në marrjen e vendimit për sistemimin e forcave speciale në kufirin e Maqedonisë me Kosovën ka pasur takim të presidentes Atifete Jahjaga me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hiseni, në të cilën është biseduar për “gjendejn e sigurisë aktuale në kosovë dhe ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *