Home / Lajme / Maqedoni / Kriza ngulfat ekonominë vendore (VIDEO)

Kriza ngulfat ekonominë vendore (VIDEO)

Tetovë, 19 Maj – Situata politike gjithsesi edhe siguria e përgjithshme në vend ka bërë që qytetarët të hezitojnë të bëjnë investime dhe ndërtime.

Kjo situatë dukshëm ka shtuar frikën edhe në mesin e biznesmenëve që dëshirojnë të bëjnë ndërtime por edhe tek popullata në rajonin e Tetovës dhe më gjërë. Të paktën këtë e thonë në Sektorin për Urbanizëm në komunën e Tetovës prej nga njoftojnë se është ulur dukshëm numri i kërkesave për ndërtim. Tensionet në krizën politike i ndjen edhe qyteti i Tetovës, ku qytetarët gjithnjë e më shumë janë më të pasigurt për të investuar në biznes por edhe në ndërtimin e objekteve të banimit. Një gjë të këtillë e pohojnë edhe nga sektori për Urbanizëm në qytetin e Tetovës ku thonë se numri i kërkesave për ndërtim ka rënë dhe kjo gjë është duke u vërejtur edhe në këtë sektorë, ku në vitin 2015 ka rënë numri i kërkesave për ndërtim.

”Si në te gjitha sektorët kriza politke ndjehet edhe tek neve, ndjehet një rënië e kërkesave për leje ndërtimi kurse arsyet tashmë janë të njohura por këtu do ta bashkangjesim edhe krizën ekonomike. Pra me një fjalë ndjehet edhe ulja e kërkesave për leje ndërtimi në Tetovë. Deri më 2015 kemi patur mbi 450 këresa dhe gjysma kanë marrë përgjgje dhe leje ndërtimi, një numër i vogël janë tërhequr nga vet parashtruesit për shkak të mos plotësim të dokumentacionit dhe një numër është refuzuar për shkak se gjatë afatit nuk i kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Lejet e e ndërtimit zakonisht kërkohen për objekte banimi por nuk përjashtohen edhe lejet e ndërtimit për objekte afariste dhe objekte industriale të tjera dhe ekologjike” thotë Nexhati Zylbehari udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm në komunën e Tetovës, transeton Televizioni Koha.

Se kriza ka impakt në ekonominë vendore e pohojnë edhe në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore. Menderes Kuqi, thotë se aq më shumë sa zgjatë kjo krizë politike aq më shumë do të ketë ndikim në aspektin ekonomik.

“Efektet negative janë evidente, më të rënda janë në investimet direkte që duhet të ndodhin në vendin tonë, dhe pastaj edhe në buxhetin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, sepse një gjendje e tillë ka kohë që zvarritet në trojet tonë, në veçanti në veri perendimore e cila në vazhdimësi ka qenë e sulmuar sidomos nga qeveria duke mos e bërë shumë joshëse për investitorët me qëllimet dhe strategjitë të cilët tashmë po dëshmohen për të cilët në vazhdimësi oda ekonomike ka alarmuar sepse janë lënë anash investimet kapitale”, tha Kuqi, transmeton Televizioni Koha.

Kuqi, më tutje tha se deri më tani me Kosovën dhe Shqipërinë ka pasur shumë pak shkëmbim tregtar edhe kur situata ka qenë me normale dhe tashmë ky avaz ka vijuar edhe në këtë situatë. Në ndërkohë edhe kompanitë e ndërtimit pohojnë se ka rënë dukshëm interesimi dhe shitja për materialet ndërtimore. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *