Home / Lajme / Maqedoni / Kryesuesi i Komitetit të përzier parlamentar Peterle në Maqedoni

Kryesuesi i Komitetit të përzier parlamentar Peterle në Maqedoni

29 maj-Në takimin i cili për herë të parë u mbajt në mandatin e ri u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sundimin e ligjit, reformimin e gjyqësorit dhe administratës, luftës kundër korrupsionit, për lirinë e shprehjes dhe mediave.

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzierë Parlamentar i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, Alojz Peterle sot do të qëndroj për vizitë në Maqedoni.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i parlamentit, Peterle do të mbajë takim tetë a tetë me deputetin Kenan Hasip, i cili është bashkëkryesues i komitetit të përzierë parlamentar RM – BE, ndërsa më vonë do të takohet me Hasipin dhe anëtarët e tjerë të Komitetit të Përzierë Parlamentar.
Takimi i fundit i 12-ti me radhë i Komitetit të Përzierë Parlamentar u mbajt në Parlamentin Evropian në Strasburg nga fundi i nëntorit 2014 dhe pasoi pas zgjedhjeve të parakohëshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në takimin i cili për herë të parë u mbajt në mandatin e ri u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sundimin e ligjit, reformimin e gjyqësorit dhe administratës, luftës kundër korrupsionit, për lirinë e shprehjes dhe mediave.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *