Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Likovës Duraku: Policia e ka kryer punën me profesionalizëm – VIDEO

Kryetari i Likovës Duraku: Policia e ka kryer punën me profesionalizëm – VIDEO

14 Maj – Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, përmes një lidhje telefonike ditë më pare, ka folur për emisionin “Ballkan Magazine” në Ora News për ngjarjet e fundit rreth aksionit policor në Kumanovë.

Mes shumë paqartësive tjera, Duraku shprehet i gëzuar me situatën pas aksionit në Lagjen e Trimave. Ai theksoi se askioni i policisë është zhvilluar në mënyrë shumë profesionale dhe se ai ka mbetur pa mend se si është e mundur që aq pak shtëpi të dëmtohen.

Dëgjoni në minutën e 9:41 ku Duraku deklarohet në mënyrë shumë konfuze: “Dhe aq me profesionalizëm e ka kry policia që ka qënë në rrethim atë natë, në atë pjesë aty. Dhe mos të bëhet shumë dëm nga gati 24 orë lufte aty dhe të shkatërrohen aq pak shtëpi, mua nuk ma ka marrë mendja, kur ka pasur detonacione të mëdhaja, luftime të mëdhaja dhe ende nuk mund ta besoj. Besoj se unë jam shumë i gëzuar në momentin e tanishëm se si është aty”.

Kreu i Likovës dha edhe një mesazh të fuqishëm drejt Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tyre ata duhet të dalin konkretisht dhe të shpjegojnë Marrëveshjen e Ohrit se a iu bën mirë shqiptarëve kjo marrëveshje apo i dëmton ata.

“Shqipëria dhe Kosova duhet ta shpjegojnë Marrëveshjen e Ohrit a është ajo në favor të shqiptarëve apo nuk është? Marrëveshja e Ohrit a është marrëveshje që vërtet i plotëson kushtet për një stabilitet në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë në rajon?! Kështu që duhet të dilet konkretisht”- shprehet në mënyrë konfuze Duraku.

Në pyetjen e gazetares se a janë BDI-ja dhe ai si pjesë e politikës në Maqedoni të kënaqur nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, Duraku thekson edhe ngecjet e saj, duke pranuar se nuk është sjellë ligji për gjuhën dhe për policinë, ndërsa edhe ata ligje që janë vënë në praktikë nuk zbatohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *