Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i OVL–UÇK-së: Larg duart nga Kumanova heroike!

Kryetari i OVL–UÇK-së: Larg duart nga Kumanova heroike!

Tetovë, 09 Maj – Kryetari i OVL-UÇK-së, apelon tek popullata heroike e kesaj zone të ruaj gjakftohtësine e në veçanti tek ish-ushtarët e UÇK-së, të homogjenizohen me popullatën!

Kryetari i OVL–UÇK-së, Besim Hoda, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka apeluar që të lihet e qetë popullata në Kumanovë, përcjell Portali Albeu.

“Larg duart nga popullataheroike e Kumanovës! I bëjme apel këtij pushteti totalitar dhe këtij regjimi të fëlliqur që po mundohet të shpëtoje veten, duke kriminalizuar dhe duke shantazhuar popullatën shqiptare të rajonit të Karadakut me të vetmin qëllim hakmarje për rrezistencën gjatë vitit 2001 dhe spastrim etnik! OVL-UÇK-së, apelon tek popullata heroike e kesaj zone të ruaj gjakftohtësine e në veçanti tek ish-ushtarët e UÇK-së, të homogjenizohen me popullatën! Gjithashtu i bejmeapel faktorit politik shqiptar(?!), që është padyshim fajtori kryesor për këtë situatë, që përfundimisht të ndërgjegjësohet, të tejkalojë ndasitë dhe interesat përsonale e të vihet në shërbim të popullatës, sepse çdo pasojë nga kjo situatë e krijuar do të bie ne kurriz të tyre!”, shkruan Besim Hoda. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *