Home / Lajme / Maqedoni / Kumanova sot në fokusin e mediave botërore

Kumanova sot në fokusin e mediave botërore

Kumanovë, 09 – Të gjitha mediat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, në rajon, por edhe nëpër Evropë e botë qytetin e Kumanovës e kan shpallur në gjendje terori lufte.

Mediat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, në rajon, por edhe nëpër Evropë e botë. Mediat kosovare dhe ato nga Shqipëria shkruajnë “Kumanova në flakë, shqiptarët po vriten dhe po lëshojnë shtëpitë e tyre”, “Të vrarë dhe të plagosur në Maqedoni, BDI bën apel për qetësi”. Më tej, mediat në fjalë shkruajnë se zyrtarët në Maqedoni nuk konfirmojnë numrin e viktimave edhe pse kanë njihuri për identitetin e tyre. Ndërkohë edhe mediat serbe shkruajnë rreth gjendjes në vend duke shtuar se gjatë përleshjeve janë vrarë tre policë dhe disa civil. Një tjetër shkrim nga mediat serbe thotë se Lufta po zgjerohet edhe në rajon, bllokohet autostrada Beograd-Shkup. Janë të shumta lajmet që shkruajnë mediat nga rajoni. Mediat boshnjake thonë se, gjatë përleshjeve në Kumanovë janë plagosur mbi 10 policë, gjithashtu ato shkruajnë se grupi i armatosur shkak për përleshjet në Kumanovë. Në përgjithësi, të gjitha mediat nga rajoni dhe më gjerë njoftojnë në mënyra të ndryshme rreth gjendjes së tensionuar në Maqedoni duke përmendur edhe numra rreth të plagosurve nga ana e forcave policore dhe gjithashtu civilëve. Vëmendje edhe nga mediat botërore. Reuters, BBC, EuroNews, njoftonin me titullin “Frikë për mungesë stabiliteti në Maqedoni, ndërkohë që policia ndjek një grup të armatosur”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *