Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovës i kthehet qetësia (VIDEO)

Kumanovës i kthehet qetësia (VIDEO)

Kumanovë, 11 Maj – Televizioni Koha mëson se Kumanovës i kthehet qetësia dhe se nuk ka nevojë për panik.

Sot Televizioni Koha qëndroi në qytetin e Kumanovës për të parë gjendjen aktuale atje, banorët thona se gjendja është stabile dhe se i është kthyer qetësia Kumanovës.

Qytetarët e Kumanovës u shprehën se dëmet janë shumë të mëdha dhe se nuk dinë nga tja fillojnë me riparimet, por kryeministri Nikolla Gruevski u shpreh për mediat se çdo dëm i qytetarëve në Kumanovë do të kompenzohet financiarisht nga qeveria e Maqedonisë.

Ndryshe në Kumanovë pas 2 ditë luftimesh mbetën të vrarë gjithsej 22 persona, bëhet fjal për 8 policë të vrar dhe 14 tjer nga grupi i quajtur UÇK. Deri në këto momente raportohet për 39 persona të arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim nga prokurori publik.

Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë kanë filluar ti komentojn emrat e të arrestuarve që ka shpallur policia e Maqedonisë, sipas banorve disa nga emrat e përfolur nga policia kinse kanë qenë të involvuar në grupin e UÇK-së janë të pa vërteta pasi ato i njohin si banor të qetë të lagjes dhe asnjëher nuk kanë marr pjesë në konflikte të këtilla.

Banorët e Kumanovës kërkojnë pëgjegjësi nga partia në pushtet BDI-ja që të ndjek situatën me vëmendje dhe të mos lejoj të dënohen persona të pafajshëm, sipas banorve këtë aksion policor e quajnë edhe një montim vetëm e vetëm të mos del e vërteta në sipërfaqe. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *