Home / Lajme / Maqedoni / Lambsdorff: Gruevski duhet patjetër të largohet!

Lambsdorff: Gruevski duhet patjetër të largohet!

13 maj-“Shpërthimi i dhunës në Maqedoni jep fotografi shqetësuese. Kryeministri Gruevski duhet patjetër të largohet si pengesë për zvogëlimin e tensioneve etnike që përsëri u ndezën, si dhe për zgjedhje të reja që do të mbahen në kushte përkatëse demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni përsëri do të gjendet në teh të luftës civile. Kjo është situatë e cila, konform Marrëveshjes kornizë të Ohrit, kurrsesi s’duhej të ndodhte”, ka thënë Lambsdorff.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian Alexander Graf Lambsdorff me një deklaratë zyrtare ka kërkuar nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski që të japë dorëheqje dhe me këtë të kontribuojë për dhënien fund krizës në vend.

“Shpërthimi i dhunës në Maqedoni jep fotografi shqetësuese. Kryeministri Gruevski duhet patjetër të largohet si pengesë për zvogëlimin e tensioneve etnike që përsëri u ndezën, si dhe për zgjedhje të reja që do të mbahen në kushte përkatëse demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni përsëri do të gjendet në teh të luftës civile. Kjo është situatë e cila, konform Marrëveshjes kornizë të Ohrit, kurrsesi s’duhej të ndodhte”, ka thënë Lambsdorff.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Federale e Gjermanisë definitivisht duhet të marrë qëndrim të qartë për përkrahje një zgjidhjeje të qëndrueshme në Maqedoni.
“Ministri i Jashtëm gjerman (Frank-Walter) Steinmeier ka pasur një qasje tjetër-fare ndaj Ballkanit për një kohë tashmë tepër të gjatë. Nuk ka iniciativa as për çështjet tjera, siç janë reformat kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë, roli i dyshimtë i Serbisë dhe kriza shumëvjeçare në Shqipëri. Nëse Gjermania dhe Evropa do ta mbajnë shumë gjatë kokën në rërë, vala e refugjatëve nga Ballkani në qytetet dhe komunitetet tona do të bëhet se vjen e më e madhe”, ka thënë Lambsdorff

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *