Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA: Incidenti në Kumanovë, veprim antishqiptar

Lëvizja BESA: Incidenti në Kumanovë, veprim antishqiptar

Shkup, 09 Maj – BESA konsideron se prishja e paqes dhe destabilizimi i Maqedonisë shkon në të dëm të të gjithë shqiptarëve, por edhe në dëm të rrugës euro-integruese të vendit.

Lëvizja BESA e ka pranuar me shqetësim dhe indinjatë të thellë lajmin se sot që nga orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë po zhvillohet një aksion i armatosur ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe disa grupeve të armatosura.

Aksionet e armatosura në zonat shqiptare në Maqedoni nuk shkojnë në favor të çështjes shqiptare të Maqedonisë dhe nuk i kontribuojnë as çështjes shqiptare në Ballkan.

Për Lëvizjen BESA ky aksion është inskenuar që krizën politike në vend ta shndërrojë në krizë ndëretnike, që kështu të shpëtojnë disa politikanë maqedonas dhe shqiptarë të inkriminuar, ndërsa çmimin e kësaj ta paguajë përsëri popullata shqiptare në Maqedoni. BESA konsideron se prishja e paqes dhe destabilizimi i Maqedonisë shkon në të dëm të të gjithë shqiptarëve, por edhe në dëm të rrugës euro-integruese të vendit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *