Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja e mjeteve ushtarake policore po shqetëson banorët

Lëvizja e mjeteve ushtarake policore po shqetëson banorët

1 maj-. Ne apelojmë që të mos shëtisin këto eskorta, sepse shqetësimi është tek fëmijët, por edhe gratë, tek shumica e të cilëve rikthehet memoria e vitit 2001”, theksoi Asani, një banorë lokal.

Njësitet dhe eskortat policore vazhdojnë të qëndrojnë në rajonin e Likovës dhe Kumanovës, pas incidentit në Gushincë.

Banorët theksojnë se për çdo ditë vërejnë lëvizjen e këtyre mjeteve transportuese që përbën shqetësim për fëmijët e tyre, informon INA.

“Kalojnë nëpër fshat dhe nuk dij se çka enden. Nuk besoj se në fshatrat tona ka njerëz që duan probleme. Ai incident në Gushincë ndodhi si ndodhi dhe u pa se kush paska qenë e kush don skenare me bo. Ne apelojmë që të mos shëtisin këto eskorta, sepse shqetësimi është tek fëmijët, por edhe gratë, tek shumica e të cilëve rikthehet memoria e vitit 2001”, theksoi Asani, një banorë lokal.

Njësitet për ndërhyrje të shpejtë lëvizin nga Kumanova në drejtim të rajonit të Likovës, por edhe në anën tjetër në drejtim të Shkupit.

Patrulla të këtyre njësiteve vërehen edhe nëpër hyrje – daljet e qytetit të Kumanovës dhe se në raste të caktuara ndalohen makinat.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *