Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja për Reforma PDSH: Të ikë e gjithë Qeveria

Lëvizja për Reforma PDSH: Të ikë e gjithë Qeveria

Tetovë, 13 Maj – Dorëheqjet e dy ministrave më të afërt të kryeministrit Nikola Gruevskit, Jankullovska dhe Miajllkov tentojn të defokusohet vëmendja e opinionit me të cilin tenton të pastron krimin në rastin Kumanovës.

Lëvizja për Reforma e PDSH-së sot është deklaruar lidhur me dorëheqjet e dy ministrave më të afërt të kryeministrit Nikola Gruevskit dhe shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

“Kryeministri Gruevski i detyroi të dorëhiqen ministrat Jankullovska dhe Janakieski si dhe drejtorin e DSK-së Mijallkov, me qëllim që të mbulojë veten dhe të tentojë të shpëtojë nga kriza në të cilën gjendet ai dhe qeveria e tij. Gjithashtu me këto dorëheqje tentohet të defokusohet vëmendja e opinionit me të cilin tenton të pastron krimin në rastin Kumanovës. Mirëpo kjo nuk do ti ndihmon, sepse më këto dorëheqje nuk do të mund të mbyllet kapitulli i Kumanovës dhe menaxhimi kriminal të qeverisjes së tij 9 vjeçare ku përgjegjës kryesor është ai vet dhe qeveria e tij. Me këtë ai dëshiron të blejë kohë, duke rinkonstruuar qeverinë me të cilin veprim tenton të mbulon gjurmët. Andaj nuk mjaftojnë dorëheqjet e ministrave, por duhet largim i komplet qeverisë që të dilet nga kriza”, theksoi zëdhënësi Elmir Sejfullai.

Ai theksoi se në kuadër të këtyre dorëheqjeve, kërkojnë nga BDI rishqyrtimin e qëndrimit të saj në qeveri.

“Këtë sqarim e ka obligim elektoral para shqiptarëve por edhe opinionit më të gjërë që të sqarojë cili ishte roli i saj në skenarin e Kumanovës? me theks të vecantë të sqarojë rolin e liderit Ali Ahmeti? cili është roli i ministrit të Arsimit Ademi në ngulfatjen e arsimit të të gjitha niveleve, si dhe të sqarojë pse është shëndruar në mbështetës i pakusht I Nikolla Gruevskit. Poashtu duhet të sqarojnë mos vallë qëndrimi në qeveri bëhet për mbulimin e krimeve të Gruevskit dhe të vetvetes. Dalja e saj nga qeveria nuk e amneston atë por krijon kushte për për qeveri teknike e cila do të jetë në funksion të dekriminalizimit e partive politike dhe shoqërisë si dhe zbardhjen e të gjitha komploteve anti-shqiptare që ndodhën në 9-vjeçarin e qeverisjes VMRO-BDI”, deklaroi Sejfullai.

Ai gjithashtu nënvizoi që rasti i përgjimeve të trajtohet juridikisht dhe politikisht.

“Konsiderojmë se njëra nga arsyet e rastit të Kumanovës është edhe hijëzimi i efekteve të përgjimit. Procesimi duhe të jetë juridik, mirëpo edhe politik. Procesimi politik do të thotë largimi i kësaj qeverie dhe hapja e rrugës për formimin e qeverisë teknike. Gjithashtu, kërkojmë nga lideri i opozitës Zoran Zaev, të mbajë premtimin e dhënë para opinionit për shpalosjen e gjitha rasteve të incizuara, posaçërisht ato incizime ku janë të inkriminuar funksionarët dhe politikanët shqiptarë”, kërkoi Lëvizja për Reforma në PDSH.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *