Home / Lajme / Maqedoni / Liria e mediave, e rrezikuar

Liria e mediave, e rrezikuar

3 maj-Gjendja me mediat në Maqedoni mund të përmirësohen nëse pushtetit ka vullnet politik për këtë. Reforma radikale në sistemin mediatik është më se e nevojshme, duke ndërmarrë hapa konkret”, theksoi Naser Selmani në pres konferencën kushtuar 3 majit, Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kuadër të 3 majit, Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave, përkujtoi edhe njëherë pushtetin se liria e shprehjes është gurë-themeli i një shoqërie demokratike. Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmanit, në Maqedoni në vend se të ketë media të lira të cilat do t’i shërbejnë opinionit, ekzistojnë media te kontrolluar të cilët punojnë në interes të partive në pushtet dhe të pronarëve. Ndër tjera, Selmani, veçoi se mediat po viktimizohen nëpërmjet disa redaktorëve dhe gazetareve, të cilat për interesa të vogla shkelin mbi etikën dhe dinjitetin e gazetarisë, duke u shndërruar në propagandistë. Përveç kësaj, ai shtoi se presionet dhe kërcënimet nga ana e pushtetit për të frikësuar dhe heshtur gazetarët vazhdojnë.
”Një gazetar është dënuar me burgim, për një tjetër është shpallur fletë arrest për kinse spiunazh, të tretët dënohen me dënime të larta për gjoja cenimin e nderit të politikanëve, ndërsa ca gazetarë të tjerë kërcënohen me vdekje. Gjendja me mediat në Maqedoni mund të përmirësohen nëse pushtetit ka vullnet politik për këtë. Reforma radikale në sistemin mediatik është më se e nevojshme, duke ndërmarrë hapa konkret”, theksoi Naser Selmani në pres konferencën kushtuar 3 majit, Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *