Home / Lajme / Maqedoni / Lot dhe pikëllim në varrimin e Linës

Lot dhe pikëllim në varrimin e Linës

3 maj-Ajo gjithmonë do te pushoj në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë te urtë te sinqertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që nuk patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqe e ne t’ia kujtojmë jetën dhe momentet e lumtura së bashku”, thuhet në mesazhin në nderim të Linës.

Lina Gojani, 9-vjeçarja nga Shkupi që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në banesën ku jetonte në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair është varrosur të dielën. Në varrimin e saj kanë marrë pjesë një numër i nxënësve të klasës dhe banorë të tjerë nga Çairi. Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten në orët e vona e ka tronditur edhe shkollën ku ajo kryente mësimet. Mësuesja e saj dhe shokët e klasës kanë shkruar i kanë shkruar një letër ngushëlluese. “Zjarri që shpërtheu në shtëpinë e saj mori përpara gjithçka që pa! Ndër to ishte edhe nxënësja ime Lina, që fatkeqësisht e rrëmbeu zjarri dhe ja mori jetën. Sot unë, shokët dhe shoqet e saj ndjejmë dhembje të thellë për Linën 9 vjeçare. Ajo gjithmonë do te pushoj në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë te urtë te sinqertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që nuk patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqe e ne t’ia kujtojmë jetën dhe momentet e lumtura së bashku”, thuhet në mesazhin në nderim të Linës.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *