Home / Lajme / Maqedoni / Luftonin dhe këndonin këngë patriotike Shqiptare

Luftonin dhe këndonin këngë patriotike Shqiptare

Kumanovë, 09 Maj – Policët e plagosur të cilët janë dërguar në shkup kanë thëne se ato luftonin dhe këndonin këngë patriotike.

Personat e armatosur që janë përleshur me policinë maqedone sot në Kumanovë thuhet të kenë kënduar këngë patriotike shqiptare gjatë tërë kohës sa janë zhvilluar luftimet në lagjen e Trimave.

Këto informata vijnë nga disa policë të plagosur të cilët janë sistemuar nëpër spitalet e kryeqytetit.

Ata kanë rrëfyer se personat kanë qenë të armatosur mirë dhe të veshur me uniforma të zeza, të ngjashme me ato të njësive speciale “tigrat’, por se në krah kanë pasur emblemën e UÇK-së. Madje, sipas tyre, kanë qenë uniformat ato që i kanë hutuar në disa raste pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë maqedone, me çrast edhe është shënuar një numër i madh i viktimave në radhët e tyre.

Sipas rrëfimeve të policëve lënduar, të cilët për gazetën KOHA na i përcollën burime nga personeli i mjekë në Klinikat e Shkup, grupi i armatosur ka qenë i stacionuar në një shtëpi në lagjen e Trimave, të cilët pastaj i kanë thyer muret e oborreve duke lidhur edhe 5 shtëpi tjera përreth, prej nga janë konfrontuar me policinë.

Supozimet janë se ka viktima edhe në mesin e tyre, por duket se për momentin, ata nuk janë lëvizur nga fushëbeteja. Ndërkohë, nga terreni bëjnë të ditur se si pasojë e kërkesave të shumta për evakuim të popullatës civile, zyrtarë të policisë po shqyrtojnë modalitetet për tërheqjen e personave të rrezikuar nga luftimet, por deri tani nuk ka filluar ende lëvizja e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *