Home / Lajme / Rajon / Maloku: Emri i Begut në historinë e re të Kosovës

Maloku: Emri i Begut në historinë e re të Kosovës

24 maj-
Para se të mbahet tubimi mortor për nder të Beg Rizajt janë bërë homazhe në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, ndërkaq në orën 15 kortezhi me trupin e Begut do të niset nga Deqani për në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan ku edhe do të bëhet varrimi i tij.

Rexh Maloku, bashkëluftëtar i Beg Rizajt, ka thënë se emri i tij do të shkruhet në historinë e re të Kosovës.

“Të bëmat heroike të Begut na bëjnë krenar, emrin e tij e mbajnë betejat më të lavdishme të Kumanovës. Beg rënie juaj në Kumanovë është burrni. Lavdi përjetësisht për ty vëlla”, tha ai.

Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj duke u shprehur ngushëllime familjarëve të Beg Rizajt ka thënë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij të rënë janë dëshmorë të kombit.

“Rënia e Beg Rizës, bashkëvendësit tonë dhe njërit nga luftëtarët më të vendosur të ushtrisë sonë, të njësitit të ‘Shqiponjave të Zeza’ tregon se çështja e shqiptarëve ende nuk është zgjidhur”, tha Selmanaj.
Ndërkaq Hysni Shaqiri, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se është i bindur se sot të gjithë janë me Deçanin, Dukagjinin dhe gjithë botën shqiptare.

“Ne po flasim për djemtë që gjithnjë kanë qenë me ideologji të frymëzuar për zgjidhjen e çështjes kombëtare, këtë nuk e them unë por e dëshmon vepra e tyre, ajo që u arrit më 9 maj nga Begu me shokë. Kumanova nuk është nën administrimin e Kosovës dhe Shqipërisë por është tokë shqiptare dhe atë ditë këta patriotë kanë qenë duke luftuar në tokën e tyre”, tha Shaqiri.

Para se të mbahet tubimi mortor për nder të Beg Rizajt janë bërë homazhe në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, ndërkaq në orën 15 kortezhi me trupin e Begut do të niset nga Deqani për në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan ku edhe do të bëhet varrimi i tij.

Shumë qytetarë po marrin pjesë në homazhet për nder të Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.

Deri tash shumë qytetarë kanë bërë homazhe, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Anëtarët e AAK-së Lahi Brahimaj, Bali Muharremaj, Blerim Kuqi, Donika Kadaj Bujupi janë duke qëndruar pran arkivolit të Beg Rizës, ku ka edhe shumë qytetarë të Gllogjanit.Indeksonline

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *