Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia drejt Qeverisë kalimtare me Nikolla Todorov si kryeministër?!

Maqedonia drejt Qeverisë kalimtare me Nikolla Todorov si kryeministër?!

30 Maj – Sipas burimeve të njëjta, Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin pas gjashtë muajve

Duket se Maqedonia po i afrohet daljes nga kriza politike. Për këtë arsye, sipas gjitha gjasave, dalje nga kriza do të jetë një qeveri kalimtare, dhe jo teknike ose qeveri tjetër për shpëtim nacional, thuan burime diplomatike për lokalno.
Sipas burimeve të njëjta jo zyrtare në tavolinë janë vendosur disa opsione, por një është e sigurt, vendi i kryeministrit i ngelet VMRO-DPMNE-së, por jo për Nikolla Gruevskin. Vendin e tij do ta marr, sipas gjitha gjasave Nikolla Todorov, edhe pse në lojë nuk është i përjashtuar edhe Lupco Jolevski.
Ministritë kyçe, financat, drejtësinë dhe MPB do të ishin të LSDM-së. Ndarja e të gjitha ministrive do të zgjidhet me të gjithë negociuesit në proces, ndërsa në mënyrë plotësuese do të limitohet me emra që duhet pranuar nga të gjitha palët, transmeton zhurnal.
Sipas burimeve të njëjta, Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin pas gjashtë muajve, pasi që do të rregullohet lista zgjedhore, përderisa regjistrimi i popullësisë kësaj here do të ngelte pa u bërë, për shkak të kohës së shkurtër

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *