Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllen bastore të paligjshme në Tetovë

Mbyllen bastore të paligjshme në Tetovë

Tetovë, 30 Maj – Gjatë aksionit të përbashkët të Sektorit të Punëve të Brendshme nga Tetova dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike janë konfiskuar 17 televizorë, tetë kompjutera, nëntë monitorë, shtatë printera, dhe 95.570 denarë.

Inspektoratet tatimore kanë mbyllur tri bastore në Tetovë të cilat kanë punuar pa licenca të nevojshme janë mbyllur. Gjatë aksionit të përbashkët të Sektorit të Punëve të Brendshme nga Tetova dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike janë konfiskuar 17 televizorë, tetë kompjutera, nëntë monitorë, shtatë printera, dhe 95.570 denarë.

Paisja e konfiskuar është dërguar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë për procedurë të mëtejshme, ndërsa kundër pronarëve të bastoreve do të vijojnë denoncime adekuate sipas Ligjit për rregullim të lojërave të fatit.

Në fund të muajit të kaluar, kontroll i tillë ishte bërë edhe në pesë bastore në fshatrat e Tetovës, në Pirok, Bogovinjë dhe Kamenjanë, në të cilin ishin konfiskuar lloje të ndryshme të paisjeve, përkatësisht kompjutera, televizorë, printera, printer të kompjuterëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *