Home / Lajme / Maqedoni / Mediat e afërta me Gruevskin sulmojnë ambasadorin amerikan

Mediat e afërta me Gruevskin sulmojnë ambasadorin amerikan

13 Maj -Gazeta proqeveritare “Dnevnik” në artikullin e saj me titull: “Baily vendoset mbi gjykatat dhe Prokurorinë për incizimet e Zaevit”, shkruan se kjo është hera e dytë që nxiton Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Kjo gazetë ka kritikuar ambasadorin amerikan për deklaratën e tij të fundit që është mbajtur me kryeministrin Gruevski lidhur me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ku 8 policë u vranë kurse 37 u plagosën.

Kjo gazetë ia zë për të madhe ambasadorit Baily se deklaratën që ka dhënë një pjesë e madhe i është kushtuar publikimit të materialeve të liderit opozitar Zaev, ku edhe kërkohet përgjegjësi nga funksinarët qeveritar.

“Dnevnik, shkruan se këtë duhet ta bëjnë institucionet e Maqedonisë në mënyrë ligjore, transparenmte dhe juridike, mirëpo kjo gazetë harron se gati katër muaj me tonelata dëshmi nga bombat e Zaevit gjenden në Prokurori mirëpo ato padi penale nuk i shqyrton askush por I ka mbuluar pluhuri.

Mirëpo, kjo e përditshme maqedonase ambasadorin amerikan e vendos me këtë deklaratë mbi Prokurorinë dhe gjykatat në Maqedoni, me qëllim për ta diskredituar por sigurisht ky shkrim tendencioz është i porosiitur nga partia e Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *