Home / Lajme / Maqedoni / Mediat serbe: Nëse SHBA vazhdon të mbështesë shqiptarët, mund të ketë luftë

Mediat serbe: Nëse SHBA vazhdon të mbështesë shqiptarët, mund të ketë luftë

15 maj-“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve terroriste në Kumanovë, vazhdojnë me politikën e mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët si dhe nëse BE-ja vazhdon të heshtë në lidhje me ringjalljen e “Shqipërisë së Madhe”, atëherë kjo situatë mund të çojë në luftën e tretë ballkanike”, shkruan “Kurir”, raporton zeri.info.

Mjetet e informimit në Serbi nuk kanë të ndalur me propagandën e tyre. E përditshmja beogradase, “Kurir”, në numrin e sotëm ka publikuar një artikull lidhur me një raport të shërbimit sekret amerikan ku shpjegohet “Shqipëria e Madhe” si dhe lufta e mundshme në Ballkan.

Sipas “Kurir”, në këtë konkluzion të CIA-s, mbi situatën në rajon, thuhet se administrata e Uashingtonit ka paralajmëruar mbështetje për shqiptarët.

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve terroriste në Kumanovë, vazhdojnë me politikën e mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët si dhe nëse BE-ja vazhdon të heshtë në lidhje me ringjalljen e “Shqipërisë së Madhe”, atëherë kjo situatë mund të çojë në luftën e tretë ballkanike”, shkruan “Kurir”, raporton zeri.info.

Sipas kësaj gazete, Inteligjenca në raportin e saj ka paralajmëruar edhe opsionin e mundshme që shtetet si; Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të përfundojë në bashkimin e ortodoksëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *