Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi: Situata shqetësuese në Maqedoni

Menduh Thaçi: Situata shqetësuese në Maqedoni

Tetovë, 12 Maj – Numri një i PDSH-së ka thënë se shumë shpejt do të kërkojë përgjegjësi edhe nga Zoran Zaevi, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski. Ai ka hedhur poshtë informacionet se ka folur me Sami Ukshinin në telefon, me njërin prej personave i cili ndodhet në listën e të arrestuarve, por ka thënë se ka folur me një person me emrin e njëjtë dhe shumë shpejt do të zbardhet ajo situatë. Ai ka theksuar se nuk ka vizituar Kumanovën, sepse kjo situatë nuk duhet që të përdoret për përfitime politike.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, duke folur rreth zhvillimeve në Kumanovë, ka thënë se situata është e rendë. Ai ka theksuar se i njëjti rast shumë shpejt do të ndriçohet dhe do të zbardhet, ndërsa njëkohësisht ka nënvizuar disa herë gjatë një komunikimi me gazetarë se është i limituar në informacione për shkak të pozicionit të tij në opozitë. Numri një i PDSH-së ka thënë se shumë shpejt do të kërkojë përgjegjësi edhe nga Zoran Zaevi, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski. Ai ka hedhur poshtë informacionet se ka folur me Sami Ukshinin në telefon, me njërin prej personave i cili ndodhet në listën e të arrestuarve, por ka thënë se ka folur me një person me emrin e njëjtë dhe shumë shpejt do të zbardhet ajo situatë. Ai ka theksuar se nuk ka vizituar Kumanovën, sepse kjo situatë nuk duhet që të përdoret për përfitime politike. Në ndërkohë, zëdhënësi i Partisë Demorkatike Shqiptare, Luan Tresi, gjatë një pres konference me gazetarë ka apeluar që shqiptarët të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase.“Shprehim keqardhje për jetët e humbura dhe në të njëjtën kohë ngushëllime familjeve të të vrarëve. Vlerësojmë se qeveria apo më saktë partneri shqiptarë në qeveri BDI, nuk kanë bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës. Akomodimi i banorëve të ngelur pa strehë dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara, të bëhet shpejt, i plotë dhe pa asnjë vonesë. U apeloj shqiptarëve që të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase dhe disa shqiptarëve të “ndershëm” që të mos shndërrohen në mish për top”, tha Tresi. Ai më tej ka nënvizuar se PDSH-ja, dënon deklaratat ofenduese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.“Dënojmë me forcë deklaratat ofenduese dhe denigruese të disa shqipfolësve kundrejt udhëheqësve të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës. Rruga e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë është rruga të cilën e sugjerojnë aleatët tonë ndërkombëtar SHBA, NATO, EU, si dhe shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria. PDSH do të vazhdojë të angazhohet me ngulm që në kuadër të një procesi politik ku dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të jetë i vërtetë, si e vetmja alternativë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për de-bllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE”, tha Tresi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *