Home / Sport / Messi turpëron Guardiola-n, Barcelona pranë finales së Berlinit

Messi turpëron Guardiola-n, Barcelona pranë finales së Berlinit

Dy magji të Messi-t dhe goli i Neymar mposhtin 3-0 Bajernin e Pep Guardiola-s dhe i japin mundësinë Barcelonës të hedhë një hap të sigurt drejt finales së madhe të Berlinit.

Argjentinasi nuk tregoi mëshirë as për ish-trajnerin me të cilin në 4 vjet fitoi 14 trofe.

I privuar edhe nga mungesa të rëndësishme në formacion për shkak të dëmtimeve, 44-vjeçari Pep Guardiola dështoi në prezantimin e tij të parë në “Camp Nou” si trajner i një skuadre tjetër.

Barcelona e nisi ndeshjen në sulm madje brenda 20 minutave të para kishte 3 mundësi për të shënuar, por Neuer me reflekset e tij tregoi se është një nga portierët më të mirë në botë për momentin.

Rasti i vetëm i rrezikshëm i bavarezëve në 90 minuta ishte ai i pjesës së parë, por Lewandowski nuk finalizoi me gol një aksion personal të Muller.

Bajerni e nisi më i qetë pjesën e dytë, por në asnjë moment nuk arriti të provojë portierin katalanas Ter Stegen. Përballja mes këtyre dy gjigandëve u zgjidh në minutën e 77-të, kur katalanasit përfituan nga një gabim i Bernat dhe me një shpejtësi çorientuese kaluan në avantazh me një super gol të Messi-t.

Vetëm 3 minuta më pas argjentinasi bëri një tjetër mrekulli duke mposhtur Neuer me një gjuajte spektakolare me të djathtën. Ky ishte goli i 77-të për Messi-n në Champions dhe i 10 këtë sezon, mënyra më e mirë për të festuar ndeshjen e tij të 100-të në Europë.

Në fund ishte Neymar, i cili pas një kundërsulmi të shpejtë vulosi fitoren e thellë të Barçës, të cilën vetëm 90 minutat e kthimit e mbajnë ende larg finales së Champions League.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *