Home / Lajme / Maqedoni / Mos i besoni Zaevit, pa e publikuar ‘Monstrën’!

Mos i besoni Zaevit, pa e publikuar ‘Monstrën’!

Shqiptarët kanë një arsye të fortë për të mos i besuar Zaevit, liderit të opozitës sllavomaqedonase, për shkak të mospublikimit të përgjimeve për rastin “Monstra”,/Bota Sot

Prej kohësh është përfolur se ai ishte një rast i montuar nga shërbimi sekret dhe policia, si dhe gjyqësori, i cili ka dënuar shqiptarët me burg të përjetshëm.

Zaev i ngatërroi shqiptarët deri më tash, aq sa shumë prej tyre u ekzaltuan, veçanërisht pas rastit të Kumanovës, duke besuar vërtetë se ky njeri, meqë politikanët shqiptarë iu dorëzuan Gruevskit, do të mund ti shpëtojë nga dhuna sistematike shtetërore.
Por, a është projekt i Zaevit ti shpëtojë shqiptarët? Sigurisht se askush nuk beson se ai mund ti shpëtojë, por jo pak kanë filluar ta shohin si zgjidhje.

Në një shkrim tjetër kësaj dileme të shqiptarëve atje, jemi munduar ti përgjigjemi nëpërmjet përgjigjes se ‘kush është rusi’?, Zaevi apo Gruevski, duke paralajmëruar se pozicionimi i shqiptarëve me Zaevin, mund të jetë veçse një kurth i ri i programeve akademike antishqiptare të sllavo-maqedonëve me serbët dhe ndonjë aktor tjetër antishqiptar, ortodoks.
Dilema e parë pse nuk duhet përkrahur Zaevi, tani vjen vetëm nga fakti se pse ai nuk e publikoi përgjimin e “Monstrës”, ku vërtetohet pafajësia e shqiptarëve. Por, pse Zaevi po tërhiqet nga publikimi i rastit? Sikur një ditë të zbardhet historia e luftës së Kumanovës, do të kuptojmë shumë dilema që sot janë hapur.

Dilema kryesore me “Momstrën” për shqiptarët është se Zaev nuk pretendon fare ti çlirojë shqiptarët, por vetëm të ndryshojë ‘kostumin’ e dhunës shtetërore. Andaj se bënë këtë. Por, përtej kësaj është dilema tjetër, se Zaev ka pak shansa të mos jetë i lidhur o me shërbimin sekret bullgar, e më shumë me shërbimin sekret serb, pasi tradicionalisht e majta sllavomaqedonase i ka kultivuar politikat serbe, prej të cilave edhe e ka origjinën. Andaj, ai është vënë nën presion të sigurimit shtetëror serb, i cili sipas të gjitha gjasave është i përfshirë ën rastin “Monstra”.

Zbulimi i rastit ‘Monstra’ nuk zbulon vetëm lojën e shërbimeve sekrete kundër shqiptarëve. Ai zbulon lojën shtetërore kundër shqiptarëve, për ti identifikuar si fundamentalist, radikal islamist, (siç kemi shkruar që në momentin që ndodhi rasti dhe akuza, se ishte vepër e shërbimeve sekrete antishqiptare) dhe me këtë do të binte gjithë ajo akuzë e ngritur në Beograd, e së fundi edhe nga Gruevski në Shkup.
Pra, “Monstra” zbulon se jo vetëm në këtë rast, por në gjithë strukturimin dhe përhapjen e vehabizmit dhe radikalizmit islamik ndër shqiptarë ka dorë, Beogradi para së gjithash, e pastaj edhe pushteti sllavo-maqedonas.
Andaj, Zaev nuk pritet ta zbulojë “Monstrën” sepse është pjesë e kësaj fryme antishqiptare!/Bota Sot

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *