Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Aksioni ka përfunduar, zyrtare 8 policë të vrarë, 38 të plagosur

MPB: Aksioni ka përfunduar, zyrtare 8 policë të vrarë, 38 të plagosur

Shkup, 10 Maj- Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski në konferencë për media ka deklaruar se aksioni policor në Kumanovë ka përfudnuar dhe në vazhdim pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes organet hetuese.

Sipas policisë, grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesor, tre prej të cilëve janë dorëzuar. Në mesin e të dorëzuarve nuk bën pjesë Mirsad Ndrecaj – NATO, ndërsa të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë pjesë e Brigadës 113 të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

“Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore”.

“Në mesin e muajit maj kanë planifikuar të bëjnë aksione të ndryshme. Në momentin kur u vërtetua lokacioni i kemi sulmuar. Në fillim të muajit maj ata kanë hy. Nëse ka bashkëpunëtor të tjerë do të shifet. Operacioni në terren ka përfunduar, qytetarët të tregojnë edhe pak durim. Duhet të sigurohen provat materiale. Të merren trupat”.

Sipas policisë, nga ana e policisë janë vrarë 8 policë dhe 37 janë plagosur.

“Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, tha Kotevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *