Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Merovë të Zhelinës (VIDEO)

MPB: Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Merovë të Zhelinës (VIDEO)

7 Maj – Dy vëllezër nga Merova të moshës 25 dhe 24 vjeç janë vrarë sot në mëngjes rreth orës 07.00.

Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në vendin Jabllanicë që është në fshatin Merovë, përgjatë rrugës për Sellarevë. thotë zëdhëndsi i MPB-së Tetovë Marian Josfivski .

Njëri prej vëllezërve ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes kurse tjetri duke u dërguar në spitalin e Tetovës.

Dy persona tjerë të cilët kanë marë pjesë në incidentin e armatosur gjithashtu kanë marë lëndime të rënda dhe janë dërgaur në spitalin klinik në Shkup.

Nga spitali i Tetovës konfirmojnë për dy të plagosur rëndë ku janë dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shkup, ku pak më vonë është sjellur edhe një i lënduar por jo me armë.

“Para pak çastesh janë sjellur 3 paciant ku njëri nuk kishte shenja jete, dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda ku u transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar ku ai qëndron në Spitalin tonë” thonë nga Spitali i Tetovës.

Ata nuk bëjnë ende të ditur identitetin e personave të vrarë, e as të atyre që janë lënduar. Poashtu ende janë misterioze rrethanat se si ka ndodhur ky akt makabër.

“Ende ka dilemë nëse ata janë gjuajtur mes vete, ose të tjerë kanë gjuajtur drejt tyre. Hetimet ende janë në vijim, do të përfundojnë pas një ose dy orëve”, theksuan nga prokuroria.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *