Home / Lajme / Maqedoni / MPB zbulon udhëheqësit e sulmeve në Kumanovë

MPB zbulon udhëheqësit e sulmeve në Kumanovë

Shkup, 11 Maj – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në kanalin e vet zyrtar ka publikuar foto dhe videoxhirimet e sulmuesve e të udhëheqësve të tyre të cilët para ta dy ditësh u konfrontuan me armë me policinë e Kumanovës.

MPB maqedonase kumton, transmeton Kurir i Beogradit se bëhet fjalë për grupin më famëkeq terrorist i cili është dashur t’ia fuste flakën rajonit. Tek ata është gjetur arsenal madh armësh e udhëheqës të grupit kanë qenë Muhamed Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj, i njohur si komandant NATO, Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, Beg Rizaj, si komandant Begu, Dem Shehu – Juniku dhe Xhafer Zymberi nga Gjakova.

Beg Rizaj, sipas MPB-së ka qenë pjesëtar i UÇK–së në Zonën e Dukagjinit e pas lufte ka qenë truprojë e Haradinajt.

Muhamed Krasniqi është vëllai i Alban Krasniqi, funksionar i Vetëvendosjes.

Mirsad Ndrecaj, thotë se informacioni i MPB-së është i njohur me lidhjet e tij me Haradinajn. Gjatë luftës së vitit 2001, ka qenë komandant i UÇK-së, ndërsa më herët kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në Goshincë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *