Home / Lajme / Rajon / Mustafës i kërkohet ta informojë Kuvendin rreth ngjarjeve në Kumanovë

Mustafës i kërkohet ta informojë Kuvendin rreth ngjarjeve në Kumanovë

28 maj-Kërkesa është bërë nga deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, dhe është përkrahur nga deputetët e tjerë. Ky takim pritet të jetë informues dhe përfshin situatën e sigurisë në vend, sidomos pas incidentit në Kumanovë.

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të ftojë në një takim kryeministrin Isa Mustafa, me qëllim të qartësimit të ngjarjeve që ndodhën së fundi në Maqedoni, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesa është bërë nga deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, dhe është përkrahur nga deputetët e tjerë. Ky takim pritet të jetë informues dhe përfshin situatën e sigurisë në vend, sidomos pas incidentit në Kumanovë.

“Ky takim duhet të bëhet, pasi që në takimin e fundit të komisionit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është vërejtur se ata nuk kishin marrë informacionet e nevojshme lidhur me atë se a dinte apo jo Kosova se në Kumanovë do të ndodhte ajo që ndodhi më 9 dhe 10 maj”, ka thënë Selimi.

Nga MPB-ja ai ka thënë se kanë kërkuar informacione zyrtare për shumë çështje, mirëpo ministri Hyseni i ka adresuar ato në adresë të kryeministrit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *