Home / Lajme / Maqedoni / Ndihmës sekretari i përgjithshëm i KB-së Shimonoviq për vizitë në Maqedoni

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i KB-së Shimonoviq për vizitë në Maqedoni

21 maj-Sipas paralajmërimeve, Shimonoviq do të realizojë takim me përfaqësuesit të lartë të Qeverisë, liderë të partive politike, Avokatin e popullit, përfaqësues të shoqërisë qytetare të cilët punojnë në përparimin e të drejtave të njeriut, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Ivan Shimonoviq prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni.

Shimonoviq do të shoqërohet nga kolegët e Sektorit të KB-së për çështje politike.

Sipas paralajmërimeve, Shimonoviq do të realizojë takim me përfaqësuesit të lartë të Qeverisë, liderë të partive politike, Avokatin e popullit, përfaqësues të shoqërisë qytetare të cilët punojnë në përparimin e të drejtave të njeriut, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Kjo do të jetë vizita e parë në vend nga një përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut nga viti 1999.

Ivan Shimonoviq është ndihmës sekretar i përgjithshëm i KB-së për të drejtat e njeriut nga muaji korrik i vitit 2010. Ai është udhëheqës i Zyrës së Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Nju-Jork.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *