Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT, SHVL-UÇK organizoi akademi përkujtimore për Dëshmorët e Kombit

Në USHT, SHVL-UÇK organizoi akademi përkujtimore për Dëshmorët e Kombit

6 maj-Në këtë akademi, po ashtu u tha se, sot të gjithë përulemi me respektin më të madh para dëshmorëve të kombit, sepse ishin ata që u vunë në ballë të luftërave çlirimtare që e ndryshuan pozitën e shqiptarëve. Ishin dëshmorët ata që e mundësuan realizimin e idealeve të gjeneratave të mëparshme dhe të të gjithë neve.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së organizoi akademi përkujtimore me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit. Akademinë e shpalli të hapur Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai, me këtë rast theksoi se, edhe pse dëshmorët e kombit nuk janë në mesin tonë, ato na bashkojnë përmes veprës dhe amanetit të tyre. “Ndjehem i nderuar që në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës t’Ju uroj mirëseardhje në Akademinë solemne kushtuar dëshmorëve të Kombit, në këtë datë të ndritur të historisë sonë më re, që për çdo vit na bashkon të gjithëve, për t’u dhënë nderimin e merituar të gjithë dëshmorëve të kombit, atyre që sakrifikuan jetën e tyre liri dhe barazi. Dëshmorët e kombit, edhe pse nuk janë në mesin tonë, ata na bashkojnë përmes veprës dhe amanetit të tyre. Në këtë takim, sot risjellim në kujtesën tonë heroizmin e pashoq, por njëherit risjellim të gjitha përpjekjet e tyre, idealin e pathyeshëm, kundrejt ndjekjeve, persekutimeve, burgosjeve dhe anatemimit nga ish sistemi”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai, më tej tha se “organizimi i akademive përkujtimore, për këta atdhetarë që bënë historinë, edhe pse paraqet një kontribut modest përballë veprës së tyre, vlerësojmë se mbetet forma e vetme për të përjetësuar emrat e tyre në historinë tonë kombëtare. Dëshmorët janë emra njerëzish që dolën nga gjiri i këtij populli, janë krenaria e këtij populli që e sollën lirinë në mesin tonë. Kur ndodhesh në mes kujtesës, për një të kaluar të hidhur dhe nën okupim, me të sotmen e lirë, atëherë, të gjithë duhet t’i kemi para syve tanë, protagonistët e të sotmes, e që janë vetë dëshmorët. Historia jonë kombëtare përshkruhet me ngjarje të shumta, të cilat sa janë të rëndësishme dhe të lavdishme, por njëkohësisht janë të dhimbshme dhe tragjike”, shtoi mes tjerash Prof. dr. Vullnet Ameti, Rektori i USHT-së.
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmëve, me fjalë rasti ju drejtua Fatmir Limani, i biri i dëshmorit Beqir Limani, ndërsa në emër të pesë brigadave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të pranishmit i përshëndeti ish komandanti i Brigadës 116 “Tahir Sinani”, deputeti Talat Xhaferi. Ai, me këtë rast theksoi se, “ne jemi të vetëdijshëm se sot dhe nesër do të ballafaqohemi me sfida të tjera më të mëdha, nga këtu pikë së pari në emër të brigadave i sigurojmë familjet e dëshmorëve, se ajo rrugë nuk ka alternativë tjetër, përpos se ne të qëndrojmë ballëlartë të udhëhequr nga ideali i tyre”, tha Talat Xhaferi.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu tha se sakrifica dhe lufta heroike e familjes Jashari ishte frymëzim për shumë dëshmorë. “Të nderuar prindër që jeni këtu, të atyre djemve të rënë, ju që jeni me ne që nga viti 1998 këtu në hapësirën shqiptare, të frymëzuar nga lufta heroike të Jasharajve legjendarë, të cilët dhanë tre çerekun e anëtarëve të familjes për ta bindur faktorin e brendshëm dhe të jashtëm që kombi atje do liri”, deklaroi Kryetari i SHVL – UÇK-së, Fazli Veliu.
Në këtë akademi, po ashtu u tha se, sot të gjithë përulemi me respektin më të madh para dëshmorëve të kombit, sepse ishin ata që u vunë në ballë të luftërave çlirimtare që e ndryshuan pozitën e shqiptarëve. Ishin dëshmorët ata që e mundësuan realizimin e idealeve të gjeneratave të mëparshme dhe të të gjithë neve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *