Home / Lajme / Maqedoni / Nebi Hoxha, Kryetari i ri i OEMVP

Nebi Hoxha, Kryetari i ri i OEMVP

27 maj-Hapjen e Kuvendit e bëri Kryetari aktual i Kuvendit, z.Xhemail Dauti, i cili më pas ja kaloi fjalën Komisionit të punës, Komisionit verifikues dhe Kandidues, të angazhuar për organizimin e procesit zgjedhor. Në këtë Kuvend, u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot mbajti Kuvendin e rregullt të gjashtë me rradhë dhe Kuvendin e tretë zgjedhor. Në këtë Kuvend u zgjodh Kryesia e re dhe Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Hapjen e Kuvendit e bëri Kryetari aktual i Kuvendit, z.Xhemail Dauti, i cili më pas ja kaloi fjalën Komisionit të punës, Komisionit verifikues dhe Kandidues, të angazhuar për organizimin e procesit zgjedhor. Në këtë Kuvend, u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Sipas Statutit të OEMVP-së, numri i përgjithshëm i 65 Kuvendarëve voton dhe zgjedh strukturat e reja udhëheqëse, gjegjësisht anëtarët e Këshillit Drejtues, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e OEMVP-së.

Sipas statutit të OEMVP-së, 15 anëtarë i takojnë Këshillit Drejtues dhe 7 Këshillit Mbikqyrës.

Unanimisht u votuan anëtarët e Këshillit Drejtues: Nuhi Aliu, Agim Qerimi, Fatmir Etemi, Nebi Hoxha, Nuri Memeti, Arben Halili, Salim Hasani, Menderes Kuçi, Arif Nuredini, Nazmi Ejupi, Rexhail Mustafi, Nijazi Xhumkar, Mendi Qyra, Nagip Fejzi dhe Bajram Capa.

Unanimisht u votuan anëtarët e Këshillit Mbikqyrës: Enver Maliqi, Arsim Papraniku, Adem Abdullahi, Musa Ramadani, Nexhat Etemi, Reshat Musliu dhe Lirim Mersimi.

Kryetar i ardhshëm i Kuvendit u zgjodh Kasam Zendeli.

Sa i përket zgjedhjes së Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, nga dy kandidatët e paraqitur në shpallje për këtë pozitë, Nebi Hoxha dhe Menderes Kuçi, Kuvendarët vendosën këtë pozitë në katër vitet e ardhshme ta mban Nebi Hoxha.

Në fund për udhëheqsinë e re dhe Kuvendarët e deleguar në Kuvend, u shtrua një koktej i rastit.

Përndryshe, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, pritet së shpejti të shënon edhe 10 vjetorin e themelimit.

Ky entitet është formuar me vetë iniciativë të afaristëve shqiptar, duke synuar ngritjen , përforcimin dhe promovimin e biznesit shqiptar me theks të veçantë rajonin veri-perëndimor të vendit .

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *