Home / Lajme / Rajon / Nesër në Prishtinë protestë për Kumanovën

Nesër në Prishtinë protestë për Kumanovën

19 maj-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni, thonë organizatorët.

Në Prishtinë për nesër është thirrur një protestë e familjarëve të grupit të armatosur që u arrestua dhe një pjesë e tyre u vranë në përleshjen e armatosur në Kumanovë.

Komunikata e plotë:

“Thirrje për protestë

Të nderuar, bashkëkombës,

Ne familjarët e ish luftëtarëve të UCK-së që luftuan për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve në betejën e Kumanovës, të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë, bashkëluftëtarët e familjarëve tanë, organizojmë protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me këto kërkesa:

– Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

– Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

– Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

Ftojmë të gjithë ata që e ndjej veten shqiptarë të bëhen pjesë e kësaj proteste.

Protesta mbahet të mërkurën në mesditë përpara objektit të Qeverisë, te teatri Kombëtar.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *