Home / Lajme / Maqedoni / Nga zjarri në Çair, vdes një 9 vjeçare

Nga zjarri në Çair, vdes një 9 vjeçare

2 maj-Përveç viktimës, lëndime serioze kanë pësuar edhe prindërit dhe 2 fëmijët tjerë të të njëjtës familje, të cilët fatmirësisht i shpëtuan flakëve të zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë në një banesë në rrugën “Kemal Sejfulla” në komunën Çair, mësohet se ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeçar.

Përveç viktimës, lëndime serioze kanë pësuar edhe prindërit dhe 2 fëmijët tjerë të të njëjtës familje, të cilët fatmirësisht i shpëtuan flakëve të zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Në vendngjarje është mbledhur një turmë e madhe e njerëzve me qëllim që të ndihmojnë në lokalizimin e zjarrit. Turma nga banorët që jetojnë në afërsi, akuzonte për vonesë të ekipeve të zjarrfikësve, ndërkohë që bëhet e ditur se zjarri tanimë është lokalizuar, ndërsa ekipet policore dhe prokurori publik kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *