Home / Lajme / Rajon / Nishani: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Nishani: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

19 maj-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” foli edhe për situatën në Maqedoni. Ai tha se konflikti ndëretnik është shkatërrimtare për Maqedoninë. Nishani tha se ngjarjet në Kumanovë nuk janë transparente dhe për ketë duhet edhe një hetim i detajuar, madje edhe një hetim ndërkombëtar.

Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” foli edhe për situatën në Maqedoni. Ai tha se konflikti ndëretnik është shkatërrimtare për Maqedoninë. Nishani tha se ngjarjet në Kumanovë nuk janë transparente dhe për ketë duhet edhe një hetim i detajuar, madje edhe një hetim ndërkombëtar.

Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Konflikti ndëretnik do të ishte shkatërrimtar për Maqedoninë. Shqipëria e ka njohur e para Maqdoninë, ka mbështetur integrimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh ekzistencën e faktorit shqiptar si një faktor shtetformues. Shqipëria ka një politikë të jashmte te konsoliduar dhe kanë përkrahur angazhimet e saj në proceset euroatlantike.

Rasti i Kumanovës ku u tentua që problemet e lindura të identifikohen si një përplasje ndëretnike duke vendosur një dallim mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pra një tentative për ta profilizuar ishte i gabuar dhe ky ka qenë shqetësimi im, por edhe i ndërkombëtarëve. Çështjet e bashkëjetësës ndëretnike duhet të mbeten si një aset që duhet të ruhen. Kurse konflitet e fundit nuk mund të shpërbejnë për të kamufluar.

Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt. Ne nuk kemi informacione mbi pasojat që pati popullata civile. Kjo duhet të hetohet me hollësi dhe të bëjë publike cdo detaj të asaj ngjarje. Ne hetim të përfshihen edhe aktorë ndërkombëtare. Autoritetet maqedonase kanë për detyrë të bëjën transparent situatën e personave që janë ndaluar, a ka civilë, si po trajtohen. Ai që ka kryer krime duhet të jetë përgjegjës.

Reagimi i Shqipërisë korrekt dhe institucional

Ka qenë një reagim korrekt duke i mëshuar fort idesë së marrëvëshjes së Ohirt. Qëndrimi i Shqipërisë është qëndrim institucional dhe korrekt.

Mungesa e amabsadorit nuk ka bërë aspak të pamundur marrjen e kontaktit. Zgjidhja e konfliktit në Maqedoni nuk lidhet me mungesën e ambasadorit tonë aty.

Dikush interesohet për destabilizimin e Maqedonisë

Dikush është i interesuar për destabilizmin e Maqedonisë, që shtyjnë urat e përplasjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *