Home / Lajme / Rajon / Nishani i kërkoi Vuçiçit të drejta për shqiptarët e Luginës

Nishani i kërkoi Vuçiçit të drejta për shqiptarët e Luginës

28 maj-Sugjerimin kreu i Shtetit ia dha Vuçiç gjatë pritjes që i rezervoi në Presidencë, ku i kërkoi kujdes dhe mbështetje më të madhe për shqiptarët e Preshevës.

Presidenti Bujar Nishani i ka kërkuar Kryeministrit serb të nënshkruajë gjatë vizitës së tij në Tiranë, marrëveshjen për njohjen reciprove të diplomave.

Sugjerimin kreu i Shtetit ia dha Vuçiç gjatë pritjes që i rezervoi në Presidencë, ku i kërkoi kujdes dhe mbështetje më të madhe për shqiptarët e Preshevës.

“Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Presidenti Nishani kërkoi një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë, veçanërisht zbatimin sa më parë të angazhimeve të mara sa i përket aspektit ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të tyre. Presidenti nënvizoi se do të kishte qenë e udhës që nënshkrimi i Marrëveshjes për

Njohjen Reciproke të Diplomave të realizohej gjatë kësaj vizite, për të dhënë një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit pozitiv për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit” informoi në njoftimin për mediat zyra për shtyp e Presidencës.

Nishani vlerësoi vizitën zyrtare të Vuçiç si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete e vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve.

Një vend të posaçëm në takim zuri edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidenti Nishani vuri në dukje se vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara janë rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shtuar se ky proces kërkon kurajo dhe vizion për të ardhmen, çka po dëshmohet si nga autoritetet e shtetit të Kosovës ashtu edhe ato të Serbisë.

Duke folur rreth çështjeve të sigurisë në rajon, Kreu i Shtetit vuri në dukje se bashkëpunimi rajonal ndaj sfidave të përbashkëta është sot një domosdoshmëri.

Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se Shqipëria është e interesuar për një rajon në paqe dhe të stabilizuar, ashtu sikurse është e vetëdijshme se rajoni nuk është i imunizuar nga rreziqet që i kanosen sigurisë.

Kryeministri Vuçiç vuri në dukje se mbetet realisht i angazhuar për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, dhe se vizita e tij në Tiranë u realizua mbi bindjen e sinqertë për rëndësinë e përparimit të këtyre marrëdhënieve, të cilat i konsideroi kyç për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Më tej, Kryeministri Vuçiç informoi mbi pikat e bisedimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare, dhe projektet e përbashkëta për të cilat është rënë dakord.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *