Home / Lajme / Rajon / Nishani krah Erdogan: “Kumanova” të mos shndërrohet në konflikt etnik

Nishani krah Erdogan: “Kumanova” të mos shndërrohet në konflikt etnik

13 maj-Nishani tha se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të përshkallëzohet.
Të dy presdientit ishin në një zë kur u shprehën se çështje të tilla duhet të zgjidhen me dialog sipas marrëveshjes së Ohrit.

Ngjarjet e Kumanovës kanë qenë temë diskutimi në takimin e zhvilluar kokë më kokë mes presidentit Bujar Nishani dhe homologut turk Rexhep Taip Erdogan i cili ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët Presidenti Nishani u shpreh se në takim ishin ndalur dhe në ngjarjet shqetësuese në Kumanovë. Nishani tha se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të përshkallëzohet.
Të dy presdientit ishin në një zë kur u shprehën se çështje të tilla duhet të zgjidhen me dialog sipas marrëveshjes së Ohrit.ora news

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *