Home / Lajme / Maqedoni / Një i vrarë dhe dy të plagosur në Merovë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Merovë

7 maj-“Para pak çastesh janë sjellur 3 paciant ku njëri nuk kishte shenja jete, dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda ku u transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar ku ai qëndron në Spitalin tonë” thonë nga Spitali i Tetovës.

Para pak çastesh ka ndodhur një përleshje me armë ku mbetet një i vrarë dhe dy të plagosur në Merovë të Komunës së Zhelinës. Nga burime jozyrtare mësohet se të gjithë janë familjarë por nuk dihen motivet që kanë çuar deri të vrasja. Gjithashtu spekulohet se një i vdekur është ende në Merovë ndërsa i vdekuri i dytë ndodhet në Spitalin e Tetovës. Nga spitali i Tetovës konfirmojnë për dy të plagosur rëndë ku janë dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shkup, ku pak më vonë është sjellur edhe një i lënduar por jo me armë.

“Para pak çastesh janë sjellur 3 pacient ku njëri nuk kishte shenja jete, dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda ku u transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar ku ai qëndron në Spitalin tonë” thonë nga Spitali i Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *