Home / Lajme / Maqedoni / Një polic shqiptar i plagosur në Kumanovë

Një polic shqiptar i plagosur në Kumanovë

Kumanovë, 09 Maj – Njëri nga policët lënduar në Kumanovë është shqiptar. Ai është goditur nga një granatë që ndaj tij kanë shkrepur personat e armatosur. Jeta e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Nga burime spitalore në Shkup, mësohet se njëri nga policët lënduar në Kumanovë është shqiptar. Ai është goditur nga një granatë që ndaj tij kanë shkrepur personat e armatosur. Jeta e tij është jashtë rrezikut për jetë. Burime të njëjta, i kanë thënë gazetës KOHA se numri i policëve të plagosur është mbi 15, ndërsa në Spital është sjellur edhe një polic i vrarë. Informatat për tre policë të vrarë nuk i konfirmojnë burimet spitalore, e as zyrtarë të policisë. Megjithatë, burime anonime të gazetës KOHA në polici bëjnë të ditur se janë edhe dy policë tjerë të vrarë.

Lidhur me viktimat në mesin e civilëve shqiptarë, burimet spitalore pohojnë se nuk kanë pranuar të lënduar ose të ndonjë të vrarë. Nëse ka viktima, sipas tyre, ata mund të gjenden ende në vendin ku janë zhvilluar luftimet. Edhe këto informata nuk mund të konfirmohen nga policia e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *