Home / Lajme / Maqedoni / Nuk lejohen të hyjnë në Maqedoni shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë

Nuk lejohen të hyjnë në Maqedoni shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë

Tetovë, 09 Maj – Autobusi i linjës Prishtinë-Tetovë që lëviz nga pika kufitare në Jazhincë, sot në orën 16:00 është detyruar që të kthej prap udhëtarët e vet me shtetësi të Kosovës dhe Shqipërisë.

Janë kthyer 5 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë nga pika kufitare në Jazhincë. Autobusi i linjës Prishtinë – Tetovë që lëviz nga pika kufitare në Jazhincë, sot në orën 16:00 është detyruar që të kthej prap udhëtarët e vet me shtetësi të Kosovës dhe Shqipërisë, mëson Tetova1.com nga persona që kanë qenë prezent. Pesë udhëtar, qytetar të Kosovës dhe Shqipërisë janë kthyer për në Kosovë duke mos u lejuar të futen në Maqedoni edhe pse kanë udhëtuar me autobus dhe te ta nuk është vërejtur asnjë gjë e dyshimtë.

Pika kufitare në Jazhincë është stërmbushur me forca policore dhe kryhen kontrolle të repta ndaj udhëtarëve që futen në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *