Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e Shkollës fillore ,,Përparimi” e vizituan USHT-në

Nxënësit e Shkollës fillore ,,Përparimi” e vizituan USHT-në

21 maj- Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, i cili përpara tyre zhvilloi dhe një ligjëratë të shkurtër, duke ju rrëfyer për historikun e Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga themelimi i tij në vitin 1994 e deri në ditët e sotme. Po ashtu, nxënësit e kësaj shkolle Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ametit i parashtruan një sërë pyetjesh lidhur me mënyrën e funksionimit të Universitetit.

Nxënësit e Shkollës fillore ,,Përparimi” të Reçicës së Madhe, së bashku me drejtoreshën Hamijete Arifi, si dhe stafin e arsimtarëve e vizituan kampusin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Kjo vizitë e tyre u realizua në kuadër të ekskursionit vjetor që e realizon kjo shkollë me nxënësit. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, i cili përpara tyre zhvilloi dhe një ligjëratë të shkurtër, duke ju rrëfyer për historikun e Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga themelimi i tij në vitin 1994 e deri në ditët e sotme. Po ashtu, nxënësit e kësaj shkolle Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ametit i parashtruan një sërë pyetjesh lidhur me mënyrën e funksionimit të Universitetit.
Ai, njëherit i inkurajoi nxënësit që të tregojnë rezultate sa më të mira gjatë mësimeve, sepse vetëm kështu një ditë do të arrijnë të jenë pjesë e USHT-së, qoftë si studentë qoftë si staf akademik.
Drejtoresha e shkollës ,,Përparimi”, së bashku me stafin e mësimdhënësve e falënderuan dhe vlerësuan mikpritjen e Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ametit, e cila sipas tyre do të jetë një motiv shtesë për nxënësit që sa më shumë t’u përkushtohen mësimeve të tyre, që një ditë të jenë pjesë e USHT-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *