Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit njihen me punën e Policisë (VIDEO)

Nxënësit njihen me punën e Policisë (VIDEO)

Tetovë, 07 Maj – Nxënësit e shkollës fillore Liria në Tetovë, të shoqëruar nga drejtoresha dhe mësueset e tyre kanë vizituar Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Nxënësit e shkollës fillore “LIRIA” janë njohur detajisht me punën e Policisë, me hapësirat e ndryshme që janë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendëshme e kështu me radhë. Nxënësit fillimisht janë njohur me kombin e policisë ndërsa më pas kanë vizituar edhe hapësirat ku mbahen të paraburgosurit. Në të njëjtat hapësira atyre u është sqaruar edhe me të drejtat të cilët u takojnë të paraburgosurve. Në ndërkohë, më pas kanë vizituar edhe pjesën e administratës dhe zyrat tjera që funskiojnë, dhe më fund kanë realizuar edhe një takim me kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Faredin Zenuni.

Numri një i policisë së Tetovës, me këtë rast theksoi se Sektori për Punë të Brendëshmë në Tetovë ka hapur dyert për nxënësit për tu njohur edhe ata për së afërmi se si punon policia.

“Ne si Sektor për Punë të Brendëshme kemi patur nderin që të pranojmë fëmijët, pra pjesën më të mirë të qytetarëve që edhe ata i kemi njoftuar se si funksionojmë. Në këtë drejtim dëshirojmë që theksojmë se Policia është për qytetarët dhe në funksion të tyre”, tha Zenuni, transmeton Televizioni Koha.

Drejtoresha e shkollës fillore Liria në Tetovë Shpresa Iseini, për Televizionin Koha nënvizoi se:

“ Me këtë rast nxënësit e klasës së shtatë patën mundësi që nga afër të shohin se si punon policia e Tetovës, cili është roli i tyre, pse ekziston policia dhe me hapësirat ku veprojnë ata”, tha Shpresa Iseini, drejtoreshë e shkollës fillore Liria në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, vizita e sotme është realizuar në kuadër të 7 majit-ditës së Policisë. Nga policia e Tetovës kanë theksuar se në të ardhmen edhe me grupe të tjera do të ketë vizita të këtilla me qëllim që të rritet bashkëpunimi mes policisë dhe qytetarëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *