Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mos bini pre e skenarve të disa shqiptarëve të “ndershëm” (VIDEO)

PDSH mos bini pre e skenarve të disa shqiptarëve të “ndershëm” (VIDEO)

Tetovë, 12 Maj – PDSH apelon shqiptarët të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase dhe disa shqiptarëve të “ndershëm” që të mos shndërrohen në mish për top.

Shprehim keqardhje për jetët e humbura dhe në të njëjtën kohë ngushëllime familjeve të të vrarëve.

Vlerësojmë se qeveria apo më saktë partneri shqiptarë në qeveri BDI, nuk kanë bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës.

Akomodimi i banorëve të ngelur pa strehë dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara, të bëhet shpejt, i plotë dhe pa asnjë vonesë.

Apel shqiptarëve që të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase dhe disa shqiptarëve të “ndershëm” që të mos shndërrohen në mish për top.

Dënojmë me forcë deklaratat ofenduese dhe denigruese të disa shqipfolësve kundrejt udhëheqësve të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.

Rruga e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë është rruga të cilën e sugjerojnë aleatët tonë ndërkombëtar SHBA, NATO, EU, si dhe shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria.

PDSH do të vazhdojë të angazhohet me ngulm që në kuadër të një procesi politik ku dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të jetë i vërtetë, si e vetmja alternativë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për de-bllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *