Home / Lajme / Maqedoni / PDSH së shpejti në qeveri me pëlqim të BDI-së? PDSH demanton

PDSH së shpejti në qeveri me pëlqim të BDI-së? PDSH demanton

Tetovë, 19 Maj – Në takimin e kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi dhe atij të BDI-së z. Ali Ahmeti nuk janë biseduar temat për hyrjen e PDSH-së në qeveri. Takimi i dy liderve shqiptar nuk ka qenë asgj më tepër vetëm se kanë pir një kaffe gjat pauzës në ditët kur zhvilloheshin bisedimet.

Një nga modelet për tejkalimin e krizës është propozimi i bërë nga BDI, sipas të cilit do të bëhej rikonstruimi më i gjërë i Qeverisë dhe mundësia e bashkëngjitjes së PDSH-së, por edhe modeli i qeverisë së zgjeruar ku do të ishte edhe LSDM.

Po ashtu kjo qeverisje obligohet që të kryejë kushtet e kërkuara nga ana e opozitës maqedonase për zbardhjen e rastit të përgjimeve, ndryshime në prokurori, përsëritjen e të gjitha rasteve të kontestuara gjyqësore, pastrimin e listës zgjedhore, lirinë e medias dhe heqjen e ndikimit politik nga servisi publik RTVM, si dhe përgaditjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Konstruktiviteti i Ahmetit dhe Thaçit po shihet në çdo takim të liderëve, ndërsa kjo bashkërendohet edhe gjatë prezantimit të qëndrimeve në media.

Burime të “lajmpress.com” thonë se janë të mëdha gjasat që PDSH të pranojë ftesën për në qeveri, nëse koalicioni aktual VMRO-BDI pranon dy kërkesa të tyre: atë për debllokim të eurointegrimeve dhe zgjidhjen e çështjes për përdorimin e gjuhës shqipe. Të vogla janë gjasat që LSDM të pranojë këtë propozim, nëse VMRO-DPMNE insiston që kryeministri të jetë nga radhët e tyre.

Televizionin Koha kontaktoi me zyrtarë të lartë të PDSH-së ku sipas tyre ky lajm është i pa vërtet dhe demantojnë se do jenë pjesë e qeverisë. Sipas tyre në takimin e kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi dhe atij të BDI-së z. Ali Ahmeti nuk janë biseduar këto tema për hyrje të PDSH-së në qeveri. Nga PDSH-ja thuajn se takimi i dy liderve shqiptar nuk ka qenë asgj më tepër vetëm se kanë pir një kaffe gjat pauzës në ditët kur zhvilloheshin bisedimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *