Home / Lajme / Maqedoni / Për çka përgatitet Maqedonia, dëgjohen të shtëna armësh në kazermën e policisë

Për çka përgatitet Maqedonia, dëgjohen të shtëna armësh në kazermën e policisë

08 Maj – Mbrëmë prej ora 23;00 deri ora 02;00 në kazermën në afërsi të komunës së sarajit , policia ka pasur stërvitje ku her pas here janë dëgjuar të shtëna armësh

Të shtëna armësh mbrëmë kanë zgjuar banorët e lagjes “Dame Gruev”, dhe Komunës së Sarajit.

Breshëria e të shtënave ka ardhur nga kazerma e policisë në Gjorçe Petrov dhe ka zgjatur nga ora 23:00 deri në 02:00.

Qytetarët e shqetësuar, në fillim nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

“U zgjuam të gjithë, edhe fëmijët të cilët ishin të tmerruar.
Nuk e dinim se çfarë po ndodhte.
Sikur të kishte filluar lufta.
Më shumë se dy orë pa ndërprerje u dëgjuan të shtëna armësh”, kanë thënë qytetarët e shqetësuar, njofton portali Plusinfo.

Ata shpjegojnë se policia ka pasur stërvitje me të shtëna herë pas here, por kjo kurrë nuk ka ndodhur në orët e vona.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *