Home / Lajme / Maqedoni / Përkeqësohet Liria e Shtypit në Maqedoni, vendi i fundit në Evropë

Përkeqësohet Liria e Shtypit në Maqedoni, vendi i fundit në Evropë

3 maj-Shumica e këtyre presioneve vijnë nga pushteti dhe se kjo u konfirmua edhe me aferën e fundit të përgjimeve, ku doli në sipërfaqe futja e shumicës së mediave nën kontrollin e rreptë të pushtetit.

Në Maqedoni po përkujtohet sot 3 Maji- Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në një kohë kur gazetarët çdo ditë po përballen me sfida të ndryshme.

Gazetarët sot në Maqedoni po përballen me kërcënime dhe dhunë, censurim dhe presione, linçim dhe mbyllje të mediave të pavarura, aktpadi gjyqësore, të drejta të shkelura nga punëdhënësit dhe probleme tjera.

Shumica e këtyre presioneve vijnë nga pushteti dhe se kjo u konfirmua edhe me aferën e fundit të përgjimeve, ku doli në sipërfaqe futja e shumicës së mediave nën kontrollin e rreptë të pushtetit.

Ky realitet u shfaq me dëshmi reale, ku krerët më të lartë të Qeverisë dhe strukturat e shërbimit sekret përkujdesen deri në përpilimin e kronikave televizive dhe storjeve për shtyp.

Një situatë e ngjashme është edhe me shumicën e mediave në gjuhën shqipe, të cilat janë në gjendje edhe më të mjerueshme dhe kritike sa i përket mbijetesës së tyre. Qeveria aplikon një diskriminim brutal ndaj medias shqiptare.

Derisa ndahen miliona euro për mediat maqedonase, mediat shqiptare, një pjesë shumë e vogël e tyre përfitojnë një copë simbolike nga buxheti dhe fushatat qeveritare.

Ky diskriminim brutal ndodhë para syve të partisë shqiptare që është pjesë e pushtetit. Ajo që është më skandaloze mediat shqiptare po përballen nga një konkurrencë jolojale që vjen nga mediat e internetit.

Struktura të pushtetit si nga maqedonasit ashtu edhe nga shqiptarët kanë krijuar dhjetëra portale informative joprofesionale, duke qenë një konkurrencë jolojale, por duke qenë edhe si ‘makineri’ për pastrimin e parave.

Këto portale janë të shumta dhe se gati se çdo njëri prej tyre janë të lidhura me njerëz të Qeverisë, komunave dhe strukturave të tjera të pushtetit.

Mbi 27 fushata mediatike qeveritare me një kosto prej mbi 18 milion euro janë realizuar vetëm gjatë periudhës 2012 – 2014. Nga kjo shumë marramendëse, mediat shqiptare me përjashtime minore apo simbolike kanë fituar një shumë simbolike.

Edhe ato media që kanë përfituar nga këto fonde, kanë qenë vetëm formale, për të mbuluar arsyetimin se gjoja është respektuar edhe ndarja proporcionale, duke përfshirë edhe mediat shqiptare. Dihet se cilat nga mediat kanë shijuar këto fonde, por përfshirë edhe portalet fiktive partiake dhe disa media elektronike lokale.

Gjendja e vështirë e lirisë së medias në Maqedoni është alarmuar edhe nga raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare. Freedom House (FH) në raportin e publikuar javën e kaluar e ka radhitur Maqedoninë si vendin me gjendje të përkeqësuar të lirisë së mediave, duke qëndruar e fundit e ranguar në Evropën Juglindore dhe e parafundit në nivel të Evropës, menjëherë pas Turqisë.

Sipas FH-së, Maqedonia është renditur në vendin e 115 si pjesë e vendeve me media ‘pjesërisht të lira”, bashkë me vendet afrikane Libani, Tunizia, Maldive,Tunizia dhe pasohet nga Bangladeshi, Kenia dhe Mauritania. Por për vetëm 3 vende, Maqedonia do të rrezikonte sivjet që të radhitej në listën e vendeve me media “jo të lira”, ku kryesisht renditen vendet totalitariste dhe diktaturat.

Edhe sipas Indeksit të Censurës, vendi ynë radhitet në Top 10-shin e vendeve me 25 raste të denoncuara për kërcënim dhe dhunë ndaj gazetarëve. Një nga viktimat e këtyre kërcënimeve dhe dhunës ditë më parë ishte edhe gazetari i agjencisë së lajmeve INA në Manastir.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Medias, një ngjarje e përvitshme ku bëhet thirrje për mbrojtjen dhe respektimin e lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Dita e 3 majit u përcaktua në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të festuar anë e mbanë botës parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjendjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët, që kanë humbur jetën, duke kryer punën e profesionit të tyre.ina

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *