Home / Lajme / Maqedoni / Plagosen 3 policë të tjerë , Evakuohen banorët

Plagosen 3 policë të tjerë , Evakuohen banorët

Kumanovë, 09 Maj – Sipas dëshmitarëve okularë që kanë arritur të dalin nga Lagjja e Trimave, grupi i armatosur ka plagosur tre policë të tjerë të forcave speciale, ndërsa përplasja e armatosur midis policisë dhe grupit ka shkaktuar djegien e tre shtëpive të reja.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, për momentin tre autoblinda janë futur në lagjen e trimave, për të ndihmuar forcat policore. Ndërkaq, krismat nuk janë ndalur për asnjë moment të vetëm, ndërsa forcat policore janë duke bërë përpjekje për të nxjerrë nga Lagjja e Trimave fëmijët, femrat dhe të moshuarit.

Sipas reporterit tonë nga vendi i ngjarjes, rreth orës 17 e 20 minuta tre makina policore speciale kanë nxjerrë nga lagjja një numër të konsiderueshëm banorësh. Sipas dëshmitarëve okularë që kanë arritur të dalin nga Lagjja e Trimave, grupi i armatosur ka plagosur tre policë të tjerë të forcave speciale, ndërsa përplasja e armatosur midis policisë dhe grupit ka shkaktuar djegien e tre shtëpive të reja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *