Home / Lajme / Maqedoni / Policia bastis dhe maltreton familjen Iseni nga fshati Hotël

Policia bastis dhe maltreton familjen Iseni nga fshati Hotël

09 Maj – Bastisen shtëpi në Hotël të Kumanovës

Burime të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar lajmin se disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve të armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur, qe ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë.

“Mund të konfirmoj me siguri se disa policë janë të lënduar, por tani për tani nuk posedoj informata tjera”, tha për Lajm burim i lartë në MPB, i cili insiston të mbetet anonim deri sa nuk përfundon zyrtarisht aksioni.

“Me të dhëna më të detajuara me siguri do të dalë zëdhënësi i policisë pas përfundimit të aksionit”, tha i njëjti burim. Më herët gazetarja e Al Jazeera Balkans, Milka Smilevska deklaroi për Lajm se ka parë së paku dy policë të lënduar që janë sjellë në Qendrën Klinike në Shkup. “I pashë dy policë duke i futur në emergjencë, kurse më pas kolegët e tyre dolën me qarshafë të përgjakur”, tha Snilevska e cila në ato momente gjendej brenda Qendrës Klinike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *