Home / Lajme / Maqedoni / Policia hjek bllokadën e rrugëve, normalizohet qyteti i Kumanovës

Policia hjek bllokadën e rrugëve, normalizohet qyteti i Kumanovës

Kumanovë, 16 Maj – Ky vendim u mor për shkaqe sigurie, deklaroi MPB. Kryetari i komunës, Zoran Damjanovski kishte kërkuar sqarime se përse është bllokuar rruga dhe të mos krijohet panikë dhe shqetësime tek qytetarët.

Në pjesën qendrore të Kumanovës është hequr bllokada e rrugës nga ana e policisë. Njësite policore kishin bllokuar rrugët nga xhamia e qytetit deri në udhëkryqin për tek qendra e qytetit, aty ku janë edhe institucionet komunale, gjykatat dhe njësitet rajonale të minsitrive.

Ky vendim u mor për shkaqe sigurie, deklaroi MPB. Kryetari i komunës, Zoran Damjanovski kishte kërkuar sqarime se përse është bllokuar rruga dhe të mos krijohet panikë dhe shqetësime tek qytetarët.

Ky aks rrugor u bllokua që nga dita e enjte në mbrëmje dhe se kjo nxiti shqetësime në mesin e popullatës lokale.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *