Home / Lajme / Maqedoni / Policia maqedonase: Po i shpartallojmë grupet e armatosura

Policia maqedonase: Po i shpartallojmë grupet e armatosura

9 Maj – Policia apelon tek qytetarët mos të dalin nga shtëpitë e tyre , shkaku që të mos lëndohen qytetarët

Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski ka deklaruar se policia gjatë konfrontimeve të sotme ka shpartalluar një grup të armatosur dhe po vazhdon ta bëjë atë edhe në këto momente deri në pastrimin e tërësishëm të këtyre grupeve.

Aksioni po vazhdon ende, por nuk ka të shtëna me armë. Policia apelon te qytetarët që të mbesin nëpër shtëpitë e tyre, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të dalin jashtë pasi mund të pësojnë ndonjë lëndim.

Makinat e ambulancës së ndihmës së shpejtë vazhdojnë të qëndrojnë në terren por nuk jepen informacione shtesë për të plagosur të tjerë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *