Home / Lajme / Maqedoni / Popullata me ofendime e pret deputetin Rexhail Ismaili (VIDEO)

Popullata me ofendime e pret deputetin Rexhail Ismaili (VIDEO)

Kumanovë, 09 Maj – Pas ndërprejes së luftimeve në qytetin e Kumanovës në teren kanë dalur edhe deputetët e BDI-së nga rajoni i Kumanovës. Në video shihet se si ofendohen me sharje dhe fjal tjera nga banorët e lagjes ku ndodhen luftimet.

Dy deputetët e BDI nga zona e Kumanovës, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili sapo kanë ardhur në mesin e popullatës së indinjuar.

Dy deputetët apelojnë për qetësim dhe gjakftohtësi, me që në ndërkohë disa nga të grumbulluarit fëmijë dhe gra vazhdojnë të mbeten të rrethuar në “Lagjen e trimave”. Ata kërkojnë edhe nga deputetët që urgjentisht të evakuohet popullata civile pasi që gjendja është tepër e rrezikshme dhe e tensionuar.

Në këtë rast nuk mungojnë fyerjet dhe sharjet drejtuar dy deputetëve të Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *