Home / Lajme / Maqedoni / PPD reagon për ngjarjet e fundit në Maqedoni (VIDEO)

PPD reagon për ngjarjet e fundit në Maqedoni (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – PPD gjithashtu konsideron se tash nuk është koha e mosmarrëveshtjeve kombëtare e fetare dhe e dënon yaptimin me forcë të lokaleve të punës të BFIM dhe apelon që të gjitha mosmarrëveshtjet dhe problemet të zgjidhen në frymën e traditës islame të Sabrit-durimit nëpërmjet të organeve të BFIM, siç janë Rijaseti dhe Këshilli i myftive në përputhje me Kushtetutën e BFIM.

Partia për Prosperitet Demokratik mbetet e habitur se si gjatë tërë kohës së emetimit të të ashtuquajturave “bomba” të Zaevit një person i cili është protagonist i rregullt i këtyre “bombave” gati gjithnjë shprehet me një fjalor rrugaçërie dhe ofendues i cili në asnjë mënyrë nuk do të duhej ti ngjajë fjalorit të një ministri, e ky person është ministrja e brendëshme Gordana Jankullovska.

Partia për Prosperitet Demokratik gërditet nga fjalori i rrugaçërisë që e përdor Jankullovska e cila në bisedat e përgjuara me bashkëpunëtorët e saj përhap ide për superioritet etnik ndaj etnikumeve tjera dhe nxitë për diskriminim etnik dhe i vë në tallje etnikumet tjera, gjë që paraqesin vepra penale në kaptinën “ Diskriminim racor dhe diskriminim tjetër” në përputhje me nenet 417 dhe 179 të Kodit penal të Republikës së Maedonisë, pastaj në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës së Maqedonisë me të cilën të gjithë qytetarët e saj janë të barabartë mes tyre dhe ndalohet çdo lloj diskriminimi gjë që është në kundërshtim me nenin 21 të Konventës evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Nga xhirimet e emetuara të gjoja bisedimeve të saja, Jankullovska përdorë emra pezhorativ-nënçmues për shqiptarët duke i quajtur gjithnjë “shiptari” ose “indijanci” të cilët do ti “ kapë për fyti” si dhe për Romët termin pezhorativ-nënçmues “cigani” për të cilët do të hartojë “strategji speciale për Ciganët” dhe “për veshi Cigan pas Cigani do ti nxjerrim”.

PPD konsideron dhe nga ana e Prokurorit republikan Marko Zvrlevski kërkon që në pajtim me sugjerimet e përfaqsuesve të BE-së, SHBA-ve si dhe në pajtim me gatishmërinë e kryeministrit Gruevski që të procesuohen të gjitha materialet e përgjuara, të ngrejë padi penale sipas detyrës zyrtare ndaj Gordana Jankullovskës për nënçmim, fyerje dhe diskriminim në baza etnike, përdorim të kategorive antikushtetuese për etnikumet tjera si dhe për kërcënim të përdorimit të forcës fizike.

PPD gjithashtu konsideron se për çështje të etikës dhe moralit , me përdorimin e fjalorit të rrugaçërisë i cili fjalor nuk i ngjan një njeriu të edukuar dhe aq më pak fjalorit të një ministri, Gordana Jankullovska qëmoti është dashur vetë të tërhiqet nga funksioni duke mos e pritur çastin e shkarkimit nga kryeministri.
Partia për Prosperitet Demokratik me vëmendje të posaçme i ndjek zhvillimet në BFIM dhe konsideron se asnjë parti politike, në mënyrë të drejtë apo të tërthortë, nuk duhet të ndërhyjë në punët e bashkësive fetare.

PPD gjithashtu konsideron se tash nuk është koha e mosmarrëveshtjeve kombëtare e fetare dhe e dënon yaptimin me forcë të lokaleve të punës të BFIM dhe apelon që të gjitha mosmarrëveshtjet dhe problemet të zgjidhen në frymën e traditës islame të Sabrit-durimit nëpërmjet të organeve të BFIM, siç janë Rijaseti dhe Këshilli i myftive në përputhje me Kushtetutën e BFIM. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *